Google ADS

Makina përplas një person me biçikletë në Berat

09:34 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore në afërsi të fshatit Orizaj.

I plagosuri mendohet se është rreth 50 vjeç.

Sipas policisë ai është përplasur me një automjet, që po lëvizte në të njëjtin anë të rrugës.

I aksidentuari u dërgua drejt spitalit të Beratit. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme