A po i mbledh rreth vetës presidenti Thaçi në koalicionin e madh, Albin Kurtin e Isa Mustafën

09:08 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, gjatë një paraqitjeje në një emision televiziv ka thënë se një rrëzim i qeverisë nga Thaçi do të linte të kuptohej se ai ka marrëveshje me parti të opozitës.

“Nëse Thaçi e rrëzon qeverinë, ka koalicion me LDK-në dhe një pjesë të VV-së”, ka thënë mbrëmë Sherifi.

Ndërsa se a kanë bëre marrëveshje parazgjedhore Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me Presidentin Hashim Thaçi, ashtu siç edhe po i akuzon NISMA për zgjedhje të reja në vend, flasin deputetët e këtyre partive.

Bilall Sherifi i kontaktuar nga Arbresh.info, ka thënë se nuk ka çka ti shtojë asaj që e ka thanë në intervistë.

“Nuk kam çka i shtoj asaj qe kam thënë. Gjithçka qe kam pasur për të thënë, tash për tash, e kam thënë në intervistën e mbrëmshme”, përfundoi Sherifi.

Por Deputeti i partisë Nisma, Zafir Berisha, tha se nuk beson në ndonjë marrëveshje të Thaçit me LDK e sidomos me VV, por sipas ti po e shfrytëzon dispononim e tyre për ta quar vendin në zgjedhje.

“Për me qenë korrekt nuk besoi në ndonjë marrëveshje të Thaçit me LDK e sidomos me VV, por që Hashimi është i interesuar që vendin ta qoj në zgjedhje nuk ka koment dhe simptomat e kësaj janë evidente. Thaçi është duke e shfrytëzuar momentin për me kiju krizë politike dhe institucionale duke shfrytëzuar deponimin e LDK-së dhe VV-së ta qoj vendin në zgjedhje pasi kjo mazhorenc nuk po i shkon për shtati që ti realizoj qëllimet e veta. Qëndrimet diametralisht të kundërta me Ramushin për idenë e kufijve si dhe emërimi i z, Limaj në krye te ekipit për negociata me Serbin nga qeveria mendoj që Hashim  Thaçin e kanë shty me bë përpjekje për ta quar vendin në zgjedhje”, përfundoi ai.

Ndërsa deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Rugova, thotë se LDK-ja ka kërkuar me muaj të tërë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë.

“LDK ka qëndrim zyrtar dhe publik se ky koalicion qeverisës nuk e ka shumicën e nevojshme në kuvend dhe nuk ka legjitimitet qytetar, ne me muaj të terë kemi thënë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Këta janë zëra dëshpërimi të partnereve të koalicionit të cilët kanë bllokuar parlamentin, nuk mund të procedojnë asnjë ligj të vetëm, kanë mospajtime të thella mes veti dhe nuk kanë më asnjë alternativë andaj vendi duhet të shkojë në zgjedhje ashtu si ka kërkuar LDK –ja”, ka thënë Rugova.

Po ashtu dhe Deputeti i Vetëvendosje, Rexhep Selimi, u shpreh se Vetëvendosje nuk është në koalicion me Thaçin dhe partin e tij.

“Ky deklarim nuk është serioz, një subjekt politik e cila është në koalicion me partin e Thaçit e po ashtu ka bere koalicionin e quajtur “Balt” nuk mund ti akuzoj te tjerët për të bamët e tij prandaj më duket qe ky deklarim është thjesht konsum për opinionet, Lëvizja Vetëvendosje nuk është në koalicion me Thaçin dhe partin e tij është nisma koalicion me Thaçin dhe partin e tij”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme