Rregullat përfundimtare tani do të hidhen në bisedime, që do fillojnë të mërkurën me dy organet e tjera ligjvënëse të BE-së: Parlamenti Evropian, i cili po kërkon një objektiv më ambicioz klimatik dhe Komisioni Evropian, i cili propozoi një ulje më të lehtë. Në një deklaratë të përbashkët më herët, ministrat e BE shprehën shqetësim të thellë lidhur me një raport të OKB-së, që bënte thirrje për veprim të shpejtë dhe të pashembullt për të ndalur ngrohjen globale, transmeton tch. Disa vende kishin kërkuar një reduktim më të lartë prej 40 për qind në emetimet e makinave, në përputhje me objektivat e mbështetura nga ligjvënësit e BE-së javën e kaluar, ndërsa Irlanda dhe Holanda shprehën zhgënjim me marrëveshjen e arritur.
Gjermania, me sektorin e saj të automobilave, kishte mbështetur një propozim ekzekutiv të BE-së për një ulje prej 30 për qind për flotën e makinave dhe furgonave të rinj deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e 2021. Edhe më herët Gjermania kishte paralajmëruar se objektivat tepër sfiduese rrezikonin dëmtimin e industrisë dhe vendeve të punës.
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...