Google ADS

Faton Shoshi reagon për herë të parë pas sulmit me maska

00:19 | 10 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Ditën e sotme u përhap lajmi se menaxheri i vipave, Faton Shoshi, u sulmua nga disa njerëz me maskë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar në qytetin e Prishtinës.

Sipas ‘Lajmi.net’, policia arrestoi shtetasin me iniciale K.B, 26-vjeç, ndërsa Fatoni u dërgua në spital për të mjekuar lëndimet e marra në trup.

Në një prononcim për ‘Lajmi.net’, menaxheri i vipave e ka mohuar të jetë lënduar dhe ka rrëfyer se në fakt djemtë me maska nuk kishin mundësi ti bënin asgjë.

“Asgjë fare, ka qenë diçka e vogël, as nuk kanë mundur të afrohen, nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ka qenë diçka interesante të them të drejtën. Kanë tentuar po s’kanë mundur se i kam pasur me vete ata djemtë. I kanë arrestuar. Ishin me maska, nuk i njihja. Isha me disa shokë dhe shokët ndërhynë. Asgjë s’më kanë bërë.”- ka thënë Fatoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme