Roberto Mancini ka marrë përsipër detyrën e vështirë për të rikthyer Italinë në elitën e futbollit botëror, një mision i vështirë për trajnerin e njohur. Nesër skuadra “azzurre” ka një test të rëndësishëm me Ukrainën, ndeshje ku Mancini do të provojë skemat e përgatitura ditët e fundit në stërvitje.
“Do të jetë një Itali sulmuese, çka do të thotë që do të luajmë me skemën 4-3-3. Për fat të mirë rikthehet Verratti, që për mua është shumë i rëndësishëm. Me përvojën e tij do të na ndihmojë shumë. Janë dy ndeshje në 4 ditë dhe ndonjë lojtar do të lodhet më shumë se të tjerët”, tha Mancini.
Pavarësisht se kandidatët janë të shumtë, trajneri konfirmon se titullar në portë do të jetë Gigi Donnarumma. “Pres të kem në formë edhe Chiellini, pasi është i rëndësishëm, por nëse do të luajë 1 apo 2 ndeshje do të varet nga ai. Çfarë i mungon këtij ekipi? Lojtarët teknikë, që të bëjnë diferencën në fushë. Por kemi vetëm dy ndeshje që luajmë së bashku, ndaj me kalimin e kohës do të përmirësohemi”, u shpreh Roberto Mancini.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...