Ja pse Conor e humbi duelin me Khabib
John Kavanagh është njeriu më i besuar i Conor McGregor, trajneri i tij në çdo moment, personi që i qëndron pranë në stërvitje e ndeshje. I intervistuar në lidhje me duelin mes McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, trajneri i sportistit irlandez thotë:
“Ishim përgatitur mirë, u stërvitëm për ta fituar këtë duel. Madje në raundin e tretë me pak fat mund të kishim sjellë një përmbysje, por Conor nuk arriti ta vërë shumë në punë të majtën e tij. Conor pati shanset e tij për ta goditur Khabib, sidomos në raundin e tretë, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhet”, thotë Kavanagh.
Sipas trajnerit të ish-kampionit të botës, McGregor duhej të kishte zhvilluar edhe një duel tjetër para kësaj përballje të madhe ndaj rivalit rus.
“Vinim në këtë sfidë pas 2 vitesh larg kafazit edhe pse ishim stërvitur çdo ditë. Por fakti që nuk zhvillonim një duel prej 2 vitesh ndikoi shumë.
Mendoj se duhej të kishim zhvilluar një përballje tjetër para kësaj sfide me Khabib, në pranverë apo verë, por gjërat u ndërlikuan pas incidentit me autobusin, në prill.
Duhej të kishim testuar veten me një sportist të ngjashëm me Khabib, që të përgatiteshim edhe pse e dinim që ai do të përdorte më shumë kapjet e një mundësi”, u shpreh John Kavanagh.
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...