Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Jens Stoltenberg, ka folur për qëndrimin e aleancës ushtarake karshi çështjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Stoltenberg ka thënë se NATO’ja do të merrej me çështjen e kufijve, vetëm nëse Beogradi e Prishtina do të bënin ndonjë lëvizje.
“E keni parë çfarë thonë anëtarët e ndryshëm, e porosia e rëndësishme nga NATO’ja është se ne mbështesim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet”, ka thënë ai për RTS.
“NATO’ja e ka ndihmuar vendosjen e dialogut, që tani zhvillohet nën mandatin e Bashkimit Evropian. NATO’ja dhe BE’ja nuk mund t’i zgjidhim problemet, por mund të ndihmojmë”, është shprehur Stoltenberg.
“Nëse do të ketë ndonjë lëvizje në lidhje me kufijtë, ne do të merremi me këtë”, ka deklaruar ai.
I pyetur se a e sheh këtë si mundësi, ai është përgjigjur: “Nuk dua të spekuloj. Por besoj se ky dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të zhvillohet, dhe pastaj do të merremi me rezultatet e atij dialogu”, ka thënë Stoltenberg. /Express/
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...