Ministri: S’pata si t’i tregoj kryetarit të partisë që po shkoj në Ujman, se kam ditur as vetë

21:10 | 9 Tetor 2018
V. S.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur rreth vizitës që bëri në liqenin e Ujmanit, bashkë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dy javë më parë.

Tahiri, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se as vetë nuk e ka ditur që do të bënte një vizitë në veriun e Kosovës.

Ai ka pranuar se kryetari i PDK’së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, s’ka qenë në dijeni për shkuarjen e tij në Ujman.

“S’pata si t’i tregoj Veselit që po shkoj në Ujman, se kam ditur as vetë”, është shprehur Tahiri në T7.

Tahiri ka shtuar se Veseli s’i kishte kërkuar ta informonte për agjendën e tij.

Por, ministri i Drejtësisë ka vlerësuar se “nëse s’do t’i përgjigjesha pozitivisht ftesës së presidentit Thaçi, do të isha qortuar nga z. Veseli”. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme