Mbrojtësi i Liverpoolit, Alberto Moreno thuhet se është një opsion i Barcelonës që synon të përforcoj linjën prapa të tyre gjatë merkatos së muajit janar.
Moreno aktualisht është në edicionin e tij të pestë te “Redsat” qysh pasi iu bashkua atyre nga Sevilla dhe tashmë ka bërë 137 paraqitje për ata brenda të gjitha kompeticioneve, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, spanjolli nuk ka arritur të gjej kohë të mjaftueshme në fushë këtë sezon pasi deri tani ka bërë vetëm një paraqitje dhe ‘Mundo Deportivo’ pretendon se atij mund t’i ofrohet rikthimi në La Liga në një të ardhme të afërt.
Skuadra e Ernesto Valverdes është shfaqur si një favorit në garën për shërbimet e tij derisa vazhdojnë të jenë në kërkim të një opsioni rezervë të Jordi Albas në krahun e majtë të mbrojtjes.
Moreno aktualisht ka vetëm edhe nëntë muaj të mbetur në kontratën e tij me gjigantin anglez dhe “Redsat” pritet të sigurojnë një shumë të volitshme brenda merkatos së ardhshme ndërkohë që vazhdimi i kontratës nuk është duke u përmendur fare./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele