Snap po humb paratë me shpejtësi të madhe

21:01 | 9 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Kompania e Snap Chatt është duke humbur para me shpejtësi të madhe dhe mund të ketë nevojë që të mbledhë kapitalin deri në mes të vitit të ardhshëm, thihet në një raport të ri kërkues nga MoffettNathanson.

Në mënyrë që të arrihet kjo, Snap duhet të reduktojë shpenzimet në mënyrë agresive, shkroi analisti Michael Nathanson, transmeton portali arbresh.info

Sipas tij kompania pret një humbje të mëdha parash, prej më shumë se 1.5 miliardë dollarë deri në vitin 2019.

“Ne nuk e shohim Snap të ecën përpara nëse nuk redukton shpenzimet në mënyrë të konsiderueshme”, shkroi Nathanson.

Sipas tij, kompania në vitin 2019 Snap do të duhet të bëjë disa lëvizje për të siguruar qëndrimin në biznes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme