Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur presidentit të vendit, Hashim Thaçi, pas kërcënimit të tij se shefi i ekzekutivit mund të largohet nga posti i tij, për shkak të qëndrimit të tij kundër planit të kreut të shtetit për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.
Thaçi ka thënë, në një konferencë, një ditë më parë, se “kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogun, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën.
“Tek e fundit”, ka thënë Thaçi, “pozitat tona nuk janë të përhershme, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë, gjithsesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”.
Haradinaj, gjatë një paraqitjeje në RTV Dukagjini, ka thënë se Thaçi “nuk e ka gjetur njeriun për të folur me këtë gjuhë”.
“Sa i përket karrigeve, kush të ka qejf ia jap timen me vete. Nëse do le ta çojë në shtëpi, apo ku të dojë”, ka deklaruar ai.
“Unë njëherë e kam marrë me vete në Hagë, e di si është ta lëshoj karrigen”, ka thënë Haradinaj.
“Jam mësuar t’i lëshoj, se kam asnjë problem. Kur e kam lëshuar më herët, kam shkuar në burg. Tash jam këtu, kah Kosova”, është shprehur shefi i ekzekutivit. /RTV Dukagjini/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...