Në prag të ndeshjes me Jordaninë, trajneri Cristian Panucci shoqërohej në sallën e konferencave për shtyp nga njëri prej futbollistëve më me eksperiencë në Kombëtare, mesfushori kavajas i Pass Gianninës, Andi Lila.
Ky i fundit foli për atmosferën në kombëtare, në prag të ndeshjes me Jordaninë dhe mbi të gjitha atë ndaj Izraelit për Ligën e Kombeve, por natyrisht që nuk ngurroi të komentojë edhe çështjen e shiritit të kapitenit.
U bë viti 11 që je me kombëtaren. A mendoni se ky grup mund të luajë ndeshje të rëndësishme?
Jam që në 2007-ën me kombëtaren dhe sa herë kur vjen ftesa nga kuqezinjtë, nuk më zë gjumi. Është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë. Shpresoj që ky zjarr të vazhdojë edhe më tutje.
Çfarë duhet të bëjmë për të fituar përsëri në Izrael, ashtu si 2 vite më parë?
Të jem i sinqertë, forca e ekipit tonë është grupi, dhe nëse ne luajmë si grup, ndeshja do të fliste njësoj. Shpresoj të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë atë që bëmë 2 vjet më parë. Ne kemi pasur gjithmonë shpirt gare. Megjithatë përpara kësaj, kemi ndeshjen me Jordaninë, pastaj të shohim me Izraelin.
Sa ndihet në skuadër ndërrimi i shiritit të kapitenit?
Shumë respekt për të gjithë kapitenët. Në kombëtare kapiteni nuk është mbi të tjerët. Këtu janë të gjithë njësoj dhe shpresoj që të gjithë të bëjnë punën në fushë. Nuk duhet të ketë diferenca në ekipin kombëtar.
Si iu duken lojtarët që vijnë të bëhen pjesë e grupit dhe si i ndihmoni ju?
Të them të drejtën, çdo i ri që vjen, nuk ndjen asnjë lloj presioni. Ne u kemi qenë afër. Fundja ne jemi shqiptarë dhe duam të bëjmë sa më mirë në fushë. Ekipi kombëtar ka një të ardhme shumë të ndritur me të rinjtë që kanë ardhur.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...