Google ADS

Tigri i bardhë i merr jetën kujdestarit, por familja kërkon mëshirë për kafshën

20:14 | 9 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Një tigër i rrallë i bardhë në Japoni, ka vrarë kujdestarin e kopshtit zoologjik në Japoni.

Akira Furusho, 40 vjeç, u gjet i kafshuar në qafë në kafazin e tigërve në kopshtin zoologjik në qytetin jugor të Kagoshimës. Ai u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Tigri mashkull, i quajtur Riku, u qetësua me një qetësues përpara se punëtorët e shpëtimit dhe policia të mbërrinin.

Familja e të ndjerit kanë kërkuar që kafsha të mbahet gjallë.

“Ne planifikojmë të mos e vrasim kafshën dhe të vazhdojmë të mbajmë atë, sepse familja e dëshpëruar na ka kërkuar këtë gjë”, tha tha Takuro Nagasako, një zyrtar i kopshtit zoologjik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme