Federata e Futbollit të Anglisë është duke hetuar një seri pohimesh, përfshirë edhe deklaratën e ish-asistentit të drejtorit të Fulhamit, Craig Kline që kishte thënë se në rastin e shitjes së stadiumit të famshëm “Wembley” ka “korrupsion sistematik”.
Deputeti dhe anëtari i Komitetit për Kulturë, Media dhe Sport, Damian Collins, ka konfirmuar për Sky Sports se është në dijeni për akuzat për korrupsion dhe se ato janë raportuar në polici.
Pronari i Fulhamit, Shahid Khan ka ofruar 600 milionë funte për blerjen e stadiumit ikonik të Anglisë dhe Këshilli i Federatës pritet ta votojë më 24 tetor ofertën e tij.
Kline ishte shkarkuar nga Fulhami vitin e kaluar pasi kishte mosmarrëveshje me pronarin Khan dhe disa anëtarë tjerë të klubit.
Amerikani bëri një seri akuzash ndaj ish-shefit të tij përmes Twitterit, por këto postime janë fshirë.
Kline është kthyer përsëri në Twitter me pohimet se ka prova për korrupsion në votimet për shitjen e Wembleyt.
“Së fundmi kemi kontaktuar me Craig Kline për akuzat që ka bërë në drejtim të Fulhamit. Jemi në proces të analizimit të këtyre akuzave”, ka thënë një zëdhënës i Federatës.
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...