Kosova e gatshme për Maltën, zhvillon stërvitjen e dytë

18:42 | 9 Tetor 2018
Arbresh Info

Kosova sonte ka mbajtur seancën e dytë stërvitore për ndeshjen ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në këtë seancë ka pasur të gjithë futbollistët e ftuar në dispozicion, raporton portali arbresh.info.

Por, Challandes nuk e ka ftuar yllin e Swansea City, Bersant Celina. Arsyet nuk i ka bërë të ditur edhe pse futbollisti në fjalë është duke kaluar në formë tejet të mirë.

Sipas burimeve të arbresh.info, Edon Zhegrova do të startojë nga minuta e parë.

Po ashtu dhe Rashica dhe Vedat Muriqi do të jenë në krye të sulmit.

Malta deri më tani ka një barazim dhe një humbje dhe Kosova është favorite për ta fituar ndeshjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme