Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet problem

18:37 | 9 Tetor 2018
V. S.

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë. Raporti u miratua me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.

Sipas raportit thuhet se PE ka mirëpritur progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, por eurodeputetët kanë ngritur si shqetësim nivelin e korrupsionit dhe mungesën e efikasitetit në drejtësi. PE ka theksuar se negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme