Google ADS

Nesër fillon zyrtarisht gara për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës

17:17 | 9 Tetor 2018
V. S.

Partia Demokratike e Kosovës nesër do të fillojë edhe zyrtarisht procesin e zgjedhjeve të brendshme, ku do të garohet për të marrë kreun e partisë.

Në këtë mbledhje e cila do të fillojë nesër nga ora 17:00, do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.

Njoftimin për hapjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme kjo parti e ka bërë përmes një komunikatë për shtyp dërguar mediave.

Kujtojmë, se Kadri Veseli në krye të PDK-së  ishte vendosur pas largimit të Hashim Thaçit dhe zgjedhjes së tij president i Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme