Policia e Tiranë ka ndaluar një të ri nga Mamurrasi, pasi ai ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimin e disa fotove në rrjetet sociale.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se materialet ndaj Y. K., 21 vjeç, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D. V. P., Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe ndaluan shtetasin:
– Y. K., 21 vjeç, banues në Mamurras.
Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...