Ministri i Jashtëm i Kosovës takon edhe kryediplomatin e Guinea-Conarky, kërkon përkrahje për Interpol

16:48 | 9 Tetor 2018
V. S.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në vazhdën e takimeve në Armeni, ku pritet të mbahet Konferenca e Frankofonisë, ka zhvilluar disa takime gjatë ditës së somte me përfaqësues nga vende të ndryshme.

“Mbështetje e fuqishme në rrugëtimin e anëtarësimit në Interpol”, ka shkruar  Pacolli në facebook.

Postimi i plotë:

“Takim shumë miqësor më Ministrin e Punëve të Jashtme të Guinea-Conakry, Mamady Toure, me të cilin patëm një shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.   E falënderova për përkrahjen e fuqishme që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare. U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit, dhe i premtova që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvoje të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme