Presidenti amerikan pranon dorëheqjen e Nikki Haley

16:42 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e Nikki Haley si ambasadore në OKB, sipas Axios.

Haley, siç raportohet e kishte diskutuar dorëheqjen me Trumpin javën e shkuar në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info.

Nikki ka mbajtur postin e saj që nga inaugurimi i Trumpit në janar 2017.

Që nga atëherë, ajo ka qenë zëri i linjës së ashpër të administratës amerikane kundrejt Kombeve të Bashkuara, që përfundoi me tërheqje nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, të cilin ajo e quajti dështimin më të madh të OKB-së./Arbresh.info/

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1049665483182694402?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1049665483182694402&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fusa%2F440773-trump-accepted-nikki-resignation%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme