Matic në dyshime për derbin ndaj Chelseat

16:42 | 9 Tetor 2018
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic mund të humbas ndeshjen e muajit të ardhshëm ndaj Chelseat pasi është tërhequr gjithashtu edhe nga detyra me skuadrën kombëtare të Serbisë për shkak të një lëndimi të paspecifikuar.

United konfirmoi se Matic është rikthyer në klub për të “finalizuar rehabilitimin e tij”, gjë që e lë jashtë ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kampionëve – kundër Malit të Zi dhe Rumanisë këtë javë, transmeton portali arbresh.info.

Ai gjithashtu mund të qëndrojë jashtë fushe në ndeshjen në Stamford Bridge kur ata të rikthehen në aksion pas pushimeve ndërkombëtare.

Matic ka bërë më shumë se 150 paraqitje për Chelsean gjatë kohës së shpenzuar në klub para se të ribashkohej sërish vitin e kaluar me ish trajnerin e “Bluve”, Jose Mourinhon.

Ndërkohë, Serbia duhet të luaj në mungesë të dy lojtarëve të tyre me më së shumti eksperiencë për shkak se edhe kapiteni Aleksandr Kolarov nuk është ftuar për shkak të lëndimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme