Presidenti Hashim Thaçi i shpalli luftë dje Kryeministrit Ramush Haradinaj, por edhe nuk hezitoi ta kërcënonte me largim nga posti. Kjo përplasje ka ndodhur për shkak se Presidentit nuk po i shkon për shtati qëndrimi i Kryeministrit kundër ndryshimit të kufijve. Thaçi, dje në një konferencë kërkoi që Haradinaj t’i përmirësojë deklaratat lidhur me këtë çështje, përndryshe “shumë shpejtë mund të ndërrohet”. Por, Kushtetuta e Kosovës nuk ia lejon kryeministrit nga posti? Njëri nga hartuesit e Kushtetutës, Riza Smaka, thotë se Presidenti s’ka autorizim ta shkarkojë Kryeministrin.
Përplasjet ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi rreth idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, kanë arritur në një pikë të nxehtë.
Presidenti Hashim Thaçi e kërcënoi publikisht Kryeministrin Haradinaj me largim nga posti, pasi sipas tij, Haradinaj po ndihet komod në karrigen e tij.
Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Riza Smaka në një bisedë për Gazetën Express ka komentuar deklaratat e Presidentit Thaçi dhe ka sqaruar se çka thotë Kushtetuta për kompetencat e Presidentit dhe Kryeministrit.
Smaka ka thënë se Presidenti, sipas Nenit 84, paragrafi 14, i Kushtetutës së Republikës, e cakton mandatarin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit.
“Nëse përfundon me sukses, aty Presidenti nuk ka asnjë autorizim funksional që ta shkarkojë kryeministrin, dhe anasjelltas”, tha Smaka për Gazetën Express.
Smaka ka thënë se Qeveria mund të rrëzohet vetëm me mocion mosbesimi, të cilin kanë të drejta ta ngritin së paku 1/3 e deputetëve.
“Natyrisht… mund të ndodhë që Presidenti të ketë influencë në partinë politike të veten, ajo është tjetër çështje, mirëpo Presidenti nuk ka autorizim funksional që ta shkarkojë kryeministrin”, ka thënë Riza Smaka për Express.
Si duket ajo që e shtyri Presidentin Thaçi të mbajë konferencë për media ku e goditi Haradinajn me një sërë akuzash, ishte deklarata e këtij të fundit që e bëri mëngjesin e ditës së djeshme.
Kryeministri Haradinaj, ka thënë se dialogu me Serbinë ka vdekur duke shprehur edhe ngushëllime. E Thaçi në pasditen e ditës së djeshme i çoi mesazh Haradinajt duke thënë se “dialogu nuk ka vdekur”.
Thaçi i ka thënë Haradinajt se “ata që nuk korrigjohen, shumë lehtë mund të ndërrohen”.
E Riza Smaka i cili është edhe pjesë e AAK’së thotë se Presidenti është ngutur pak dhe më shumë është shprehur emocionalisht sesa racionalisht.
“Deklarata e Presidentit ishte një deklaratë nën influencën e një presioni të papërshtatshëm, ku është shprehur më shumë emocionalisht sesa racionalisht. Kjo i ndodhë çdo kujt, por zakonisht funksionarët e lartë do të duhej të përmbaheshin, por presidenti mendoj që ka lëshuar më shumë shprehje momentale emocionale”.
E Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, iu është përgjigjur deklaratave të Thaçit.
Haradinaj tha se nuk frikësohet se Thaçi ia rrezon Qeverinë, ashtu siç kërcënoi dje.
“Kush don me rrëzu Qeverinë, nuk flet e rrëzon”, është përgjigjur duke qeshur kryeministri./GazetaExpress/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...