Ylli i Real Madridit, Dani Carvajal ka pranuar se ëndërron të transferohet në Premierë Ligë.
Spanjolli ka qenë një shtyllë kryesore te skuadra e Madridit qysh pas debutimit në vitin 2013 dhe ka bërë 20 paraqitje për skuadrën kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari ka një kontratë me klubin në Bernabeu deri në vitin 2022, por gjiganti në La Liga ka nënshkruar me Alvaro Odriozolan për 40 milionë funta verën e kaluar dhe Carvajal ka ngjallur frikë për verën e ardhshme.
Lojtari ka sugjeruar që ai mund të largohet nga klubi duke pranuar se atij i pëlqen të luaj në Angli.
“Do doja të luaja në Premierë Ligë”, ka thënë Carvajal.
“Është një eksperiencë që do doja ta kisha dhe nuk do doja që do kaloja pa e përjetuar atë”
Carvajal vlerësohet rreth 45 milionë funta./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri