Nënat e ardhshme të cilat vuajnë nga pagjumësia e shpeshtë kanë shanse më të mëdha që të lindin para kohe, ka treguar një hulumtim i ri.
Te shtatzënat të cilat vuajnë nga pagjumësia është i pranishëm rreziku për lindje të parakohshme, tregojnë të dhënat e grumbulluara nga 2.625 të intervistuara, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet kanë treguar se si shtatzënat me pagjumësi apo me ndonjë çrregullim tjetër i cili ndikon në cilësinë e gjumit, për shembull me apne, lindin para javës së 37-të të shtatzënisë në 14,6 për qind të rasteve.
Te pjesëmarrëset e tjera përqindja e lindjes para javës së 37-të të shtatzënisë është 10,9 për qind.
Analiza plotësuese të të intervistuarave të cilat kanë lindur para javës së 34-të të shtatzënisë ka treguar rrezikun dyfish më të madh te shtatzënat me pagjumësi apo apne.
Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën Obstretics & Gynecology. /Telegrafi/
SHBA, mbi 160 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglind...
Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim
Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë, flasin për bash...
Delegacioni kosovarë diskuton për anëtarësimin në KiE me kon...
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, shoqërohen në polici s...
Konjufca shpreh shqetësimin për hyrjen e pakontrolluar të ma...