Titan XD i është dhuruar Kryqit të Kuq
Të gjithë prodhuesit, janë të njohur për koncepte të mahnitshme, që rrallë i kthejnë në makina për prodhim të gjerë, transmeton Telegrafi.
Por, prodhuesi japonez Nissan e bën diferencën dhe sjellë makina unike, që në ndonjë të ardhme, ka mundësi edhe t’i prodhojë. Kësaj here, Nissan e ka krijuar Titan XD, që është një makinë gjigante për nevoja specifike, e aftë të intervenojë në çdo rast emergjent.
Për momentin, është vetëm një makinë e tillë që vepron në Floridë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa nuk mund të porositet nga klient privat. Me eksterier të gjerë dhe të lehtë, rrota të mëdha dhe sistem të shkathët funksionimi, Titan XD mund të lëvizë nëpër çdo terren.
Për të mundur të intervenojë edhe në rastet ekstreme, brendësia është adoptuar sikur autoambulancat më moderne, brenda së cilave janë të gjitha pajisjet mjekësore. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...