Në një intervistë për magazinën malazezase “Partner”, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se “Mali i Zi ishte dhe mbetet inspirim për Maqedoninë kur bëhet fjala për integrimet në NATO”.
“Ju treguat se nëse diçka me të vërtetë e dëshironi, mund ta mobilizoni gjithë shoqërinë për të arritur qëllimin. Tregua se principi i dyerve të hapura të Aleancës nuk është vetëm frazë. E di se mes 29 vendeve anëtare, Maqedonia ka miq të madhej dhe përkrahës, ndërsa Mali i Zi është njëri ndër to”, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sheqerinska vlerësoi se përkrahja e ndërsjellët dhe miqësia midis Malit të Zi dhe Maqedonisë është e rëndësishme për gjithë Ballkanin.
Duke folur për benifitet nga anëtarësimi në NATO, ministrja e Mbrojtjes theksoi se Mali i Zi është “shembull shkollor për atë se anëtarësimi në NATO pozitivisht ndikon ndaj shtetit”.
“Nuk kemi dyshime se kjo së pari do të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve të Maqedonisë, si dhe në sigurinë e kufijve të jashtëm. Anëtarësimi në NATO do ta betonojë pavarësinë tonë, sovranitetin tonë dhe integritetin territorial, kurse kufijtë e siguruara dhe shoqëria stabile do t’i nxisin investimet, do ta ndihmojnë ekonominë, me çka do të rritet numri i vendeve të punës”, theksoi Sheqerinska.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...