Kim fton Papa Françeskun në Phenjan

12:56 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info
Lideri verikorean, Kim Jong-un ka ftuar Papa Françeskun për të vizituar Korenë Veriore, ka njoftuar zyra presidenciale e Koresë Jugore.
Ftesa për të vizituar Phenjanin do të dërgohet nga presidenti jugkorean, Moon Jae-in, i cili do të qëndrojë në Vatikan javën e ardhshme në kuadër të udhëtimit të tij në Evropë.

Asnjë Papë nuk ka vizituar ndonjëherë Korenë Veriore, ndonëse Papa Gjon Pali II është ftuar një herë.

Koreja Veriore dhe Vatikani nuk kanë zyrtarisht marrëdhënie diplomatike.

“Gjatë takimit me Papa Françeskun, Moon do të dërgojë mesazhin nga Kim Jong-un, i cili do të mirëpriste Papën nëse ai viziton Phenjanin”, ka thënë para gazetarëve, zëdhënësi i Moon-it, Kim Eui-kyeom.

Kjo ftesë njëherësh përbën hapin e fundit në procesin e pajtimit nga Koreja Veriore.

Presidenti verikorean ka zhvilluar një samit të pashembullt këtë vit me presidentin amerikan, Donald Trump dhe tri samite me Korenë Jugore.

Në vitin 2000, babai i liderit verikorean, Kim Jong-il ka ftuar Papa Gjon Palin II të vizitojë Korenë Jugore, duke thënë se do të ishte “mrekulli” nëse ai do të vizitonte këtë shtet.

Megjithatë ajo vizitë nuk ka ndodhur kurrë.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, Vatikani ka insistuar në atë kohë që vizita e Papës do të ndodhte vetëm nëse priftërinjtë katolikë do të pranoheshin në Korenë Veriore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme