Bastet, kryeministri i Shqipërisë jep ultimatumin: Keni 24 orë kohë

11:48 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të martën të gjitha mediet dhe portalet në vend që brenda 24 orëve të heqin të gjitha reklamat për bastet.

Në të kundërt, ai paralajmëroi masa.

“Në zbatim të ligjit ekzistues që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim. Unë i paralajmëroj të gjithë që të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, gazetat, apo portalet. Ne do të mbyllim me forcë çdo faqe online që pas 24 orësh do të ketë reklama bastesh”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se në territorin e Republikës së Shqipërisë “nga 1 Janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste, apo për kazino në asnjë zonë të banuar.”

“Besoj se ky është një lajm që të gjitha familjet shqiptare do ta presin me kënaqësi dhe ka të bëjë me një ndryshim në ligjin për lojërat e fatit. Duke nisur nga data 31 Dhjetor do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike”, tha Rama, në një dalje për mediat nga kryeministria pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme