“E shndërruar në një qendër për Europën, Tirana është duke përjetuar apoteozën e saj të shkëlqimit nën patronazhin e kryebashkiakut të ri në moshë, Erjon Veliaj”.
Kështu shkruan revista prestigjioze “Forbes”, e cila i ka dedikuar një reportazh të gjatë kryeqytetit shqiptar dhe turizmit mjekësor gjithmonë e më prezent në vendin tonë.
“Forbes.fr” shkruan se vendet e saj tërheqëse, hotelet dhe resortet e luksit po tërheqin gjithmonë e më shumë vëmendjen e turistëve dhe investitorëve, në kërkim të argëtimit apo mundësive për t’u pasuruar. Revista e njohur në gjithë botën shkruan se Tirana është simbol i pakontensuar i një Shqipërie të re, një tokë sharmante, e një historie dhe kulture ende të papushtuar nga turizmi masiv, transmeton top channel.
Përmes këtij reportazhi, revista ndërkombëtare zgjerohet në arsyet përse duhet të vizitohet Shqipëria, duke theksuar se Tirana është vlerësuar së fundmi si destinacioni i nëntë më i sigurtë në botë dhe midis tre më të sigurtëve në Europë.
Reportazhi i rrjetit gjigand, i specializuar në çështjet ekonomike, thellohet gjithashtu në arsyet përse sot Shqipëria “sharmante”, është një vend ideal jo vetëm për t’u vizituar, por edhe për të investuar.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...