Shumë telefona të mëdhenj këto ditë vijnë me harduer shumë të mirë dhe të fuqishëm që zakonisht janë më shumë se të aftë të luajnë lojëra, por pavarësisht kësaj, ka disa kompani që vendosën se ndoshta një telefon i dedikuar për lojëra mund të jetë një ide e mirë, me kompaninë Razer që ka nisur këtë trend.
Tani duket sikur Huawei mund të jetë kompania e rradhës, sepse në një video promovouese që ata kanë postuar në Twitter, kompania ka reklamuar Mate 20X i cili në bazë të videos, mund të jetë telefon për lojëra, shkruan Ubergizmo.
Huawei pritet të njoftojë telefonat Mate 20 javën e ardhshme, ku fillimisht thuhej se do të lansohej vetëm Mate 20 dhe Mate 20 Pro, por Mate 20X mund të sjell modelin e tretë në formacion.
Detajet rreth celularit janë të pakta për momentin, por duke gjykuar nga video, duket se sjell performancën më të fortë dhe aftësinë për të luajtur lojëra më gjatë, e cila në thelb përkthehet në një sistem më të mirë ftohës për të menaxhuar nxehtësinë e gjeneruar gjatë lojës dhe gjithashtu bateri potencialisht më të madhe.
Ajo që është interesante është se Huawei mund të ketë lënë të nënkuptohet në planet e tyre për një pajisje të tillë, përcjell Telegrafi.
Kompania vetëm muajin e kaluar njoftoi një tipar të ri për përshpejtimin e grafikës për procesorin e tyre Kirin të quajtur GPU Turbo, që është projektuar për të përmirësuar lojërat.
Në këtë mënyrë, mund të themi sigurt se kjo është një veçori që ndoshta mund të presim nga Mate 20X. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën