Google ADS

Parashikimi i motit në Maqedoni

08:22 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Sot në mëngjes po mban mot me vranësira mesatare, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore me vranësira.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe erë të dobët nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 26 gradë Celsius.

Nesër do të jetë mot stabil dhe i thatë. Temperatura e mëngjesit gjatë ditëve të ardhshme do të ulen, ndërsa ajo e ditës do të rritet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme