Google ADS

Bie popullariteti i Putinit në mesin e rusëve

07:26 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Një sondazh i ri, i publikuar të hënën, tregoi se numri i rusëve që e konsiderojnë presidentin Vladimir Putin si politikanin më të besueshëm të Rusisë, ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Sondazhi i kryer në periudhën 20-26 shtator nga qendra e pavarur Levada, ka kërkuar nga të anketuarit të listojnë pesë ose gjashtë politikanë që iu besojnë më së shumti.

Putini ka dalë i pari me 39%, i pasuar nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovski dhe ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu – të dy me nga 15% mbështetje.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka dalë i katërti me 10%.

Sondazhi zbuloi se besimi në Putinin ka rënë për 9% që nga qershori dhe për 20% që nga nëntori i vitit të kaluar.

Putin, i cili ka qenë herë president, herë kryeministër i Rusisë që nga viti 2000, i ka fituar zgjedhjet presidenciale në mars, me mbi 76% të votave.

Vlerësimi më i ulët për Putinin, në një sondazh të qendrës Levada, ka qenë në gusht të vitit 2013, kur 30% e të anketuarve kanë thënë se ai është politikan i besueshëm.

Popullariteti i tij është rritur në mbi 80% në vitin 2014, pasi Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme