Ky vendim i gjyqësorit është marrë si masë e sigurimit, pas padisë që rektori aktual i UPZ-së, Ramë Vataj, ka bërë ndaj vendimit të KD të UPZ-së, për zgjedhjen e Ismet Temajt në postin e rektorit të këtij universiteti.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, Gjykata ka vendosur që të caktohet masa e përkohshme për shtyrjen e vendimit të KD të UPZ-së të datës 10 gusht 2018, i lidhur me vendimin e KD nr.44/2018 deri në vendosjen përfundimtare të padisë së bërë nga Ramë Vataj. Tutje Gjykata ka vendosur që të shtyhet ekzekutimi i vendimeve të sipërpërmendura si masë e sigurimit.
Paraprakisht Gjykata ka detyruar palën paditëse, në këtë rast Ramë Vatën që në afat prej tre ditësh të rregullojë legjitimitetin pasiv të palës, duke përcaktuar palën e paditur, përkatësisht të paraqesë si palë të paditur UPZ-në dhe jo Këshillin Drejtues të UPZ-së.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...