Kjo recetë e shëndetshme kërkon vëmendje dhe njëkohësisht delikatesë në përgatitje.
Përbërësit:
– 80 g makarona për supë,
– 1 lugë vaj ulliri,
– ½ e qepës, e grirë,
– 1 lugë xhenxhefil të grirë,
– 1 karotë e grirë,
– 2 lugë salcë soje,
– 2 kube supë pule,
– 1 thelb hudhre,
– 1 filxhan bizele,
– 50 g mish të bardhë të grirë të pulës,
– 1 filxhan qumësht soje,
– pak borzilok.
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe nxehni vajin. Shtoni qepën dhe fërgojeni derisa të zbutet.
Shtoni xhenxhefilin dhe karotën dhe fërgojeni edhe pak. Shtoni edhe hudhrën.
Pastaj në ujë të nxehtë tundni kuben e supës, qiteni në tenxhere dhe shtoni salcën e sojës, pastaj lëreni të vlojë.
Shtoni mishin e pulës dhe bizelen dhe lëreni të vlojë. Ulni temperaturën dhe vazhdoni zierjen derisa mishi i pulës të zbutet.
Shtoni makaronat dhe qumështin e sojës. Zieni derisa makaronat të zbuten.
Kur të jetë gati supa, përzieni mirë dhe shërbejeni.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...