Google ADS

Mimoza i bëri dedikim me këngë, Seldi merr guximin e i përgjigjet

00:46 | 9 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu, dy emrat që së fundi u bën temë kryesore e shtypit rozë, po vazhdojnë të mbajnë gjithë këtë vëmendje.

Të dy, me provokimet e tyre në rrjetet sociale, e me kundërpërgjigjet që po i japin njëri-tjetrit, po zgjojnë kureshtje tek masa e gjerë.

Ishte Seldi ai që konfirmoi ndrjen me Mimozën, derisa kjo e fundit vazhdon të heshtë për hir të familjarëve të saj, që si duket e kanë pritur rëndë lajmin për ndarjen e tyre.

Por, ditën e djeshme, Mimoza ishte në një koncert ku u pa performanca e saj live, e në mesin e disa këngëve ajo zgjodhi ta këndojë edhe “Kur ta kujtosh Prishtinën”, e cila u aludua si dedikim ndaj Seldit.

Derisa, ky i fundit, zgjodhi sot, t’i kthejë një lloj përgjigje përmes një imazhi ku duket mjaft i buzëqeshur, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme