Ministri i Punëve të Jashtme: Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes

23:50 | 8 Tetor 2018
V. S.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka dënuar sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.

Përmes një postimi ne faceook, Pacolli  ka thënë se ministria të cilën ai e udhëheq është duke bërë çdo përpjekje të mundshme në mënyrë që t’u ofrohet ndihmë viktimave si dhe të bëhet zbardhja e kësaj ngjarje të rëndë.

Postimi i plotë:

“Ne si ministri jemi duke bërë përpjekje qoftë direkt, përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmojmë në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjmë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë. Ne e dënojmë ashpër këtë akt dhune dhe kërkojmë që autorët të sillen para drejtësisë. Urojmë shërim sa më të shpejt!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme