Drejtori Sportiv i Juventus, Paratici vendoset në mbështetje të yllit bardhezi
Drejtori Sportiv i Juventus, Paratici vendoset në mbështetje të yllit bardhezi, Cristiano Ronaldo, që ndodhet aktualisht në mes të një stuhie të ashpër, pas rihapjes së akuzave për përdhunim. Drejtuesi i lartë i “Zonjës së Vjetër” ka folur gjithashtu edhe për të ardhmen e Administratorit të Deleguar, Beppe Marotta, që ka njoftuar largimin nga Juventus.
“Nuk e di nëse jemi favoritë. Në këto vite kemi punuar shumë dhe kemi diskutuar dy finale të Champions League. Në katër sezonet e fundit kemi regjistruar rezultate të mira dhe kemi merituar konsideratën”, u shpreh drejtuesi i Juventus Fabio Paratici, duke folur për Champions League. “Do të tentojmë të bëjmë edhe më mirë, pra të fitojmë trofeun e Champions, por nuk varet vetëm nga programi ynë. Ronaldo? Tashmë jemi pozicionuar. Cristiano është një person shumë i thjeshtë që e kemi njohur për mirë, është një profesionist i jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës. Është shumë i angazhuar në sociale. I japim të gjithë mbështetjen tonë dhe kemi një konsideratë të madhe për atë”, vijoi Paratici.
E paevitueshme pyetja mbi lamtumirën e Marottas: “Beppe te Inter? Nuk do të çuditesha, sepse është një drejtues i madh. Në dhjetë vitet e fundit ka qenë më i madhi, bashkë me Galliani. Shpresoj që të jetë i lumtur, qoftë edhe në një tjetër klub italian. Deri tani më ka dalë mbarë të qëndroj tre hapa pas. Është një çështje karakteriale. Do të vijoj të bëj punën time sa më mirë të mundem për një Juve gjithmonë e më të fortë”, deklaroi Paratici
Ra pa ndjenja në fushë, Fiorentina njofton për gjendjen shën...
Peja e mposhtë Borën me epërsi dyshifrore
Protesta e shërbimit postar në Kanada/ Vonesa dhe dëme finan...
Gresa ia kthen mesazhet Vullnetit me ”Të dua zemër!”
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Duam armë dhe garanci nga NATO p...
Guardiola ua kujton tifozëve të Liverpoolit se ka fituar gja...