Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate: Presidenti ka nevojë për rehabilitim

23:36 | 8 Tetor 2018
V. S.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar këmbënguljen e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi ka shtuar kërcënimet ndaj kundërshtarëve, teksa po përballet me izolim rreth idesë së tij për kufijtë.

Sot, presidenti i vendit ka sulmuar kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi shefi i ekzekutivit paralajmëroi Thaçin se s’mund ta prekë territorin e vendit.

Sherifi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, ka vlerësuar se Thaçi ka nevojë për “rehabilitim”. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme