Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha ka deklaruar se shteti më refuzues për votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën është Spanja.
Në anën tjetër Hoxha ka thënë se shtetet tjera që nuk e kanë njohur Kosovën si Rumania, Sllovakia e Greqia kanë qasje më pragmatike për sa i përket kësaj çështje.
“Spanja është ndoshta shteti më refuzues ndaj kësaj çështjeje, duke i ditur edhe problemet e tyre të brendshme, në anën tjetër shtetet si Greqia, Sllovakia, Rumania kanë qasje më pragmatike, për shembull kur e marrim vizën Schenghen nuk shkruan “minus” si në rastin e Spanjës. Por edhe në shumë hapa të tjerë të rëndësishëm kanë votuar pro, prandaj nuk presim ndonjë sfidë, sidoqoftë po komunikojmë edhe me këto shtete në çfarëdo niveli që kemi mundësi, në mënyrë që të mos ketë befasi”, ka thënë Hoxha në një intervistë për zërin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...