Shkaktohet kaos total rreth shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë –Maltë e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Policia ka përdorur gazlotsjellës dhe sprej për largimin e qytetarëve që ishin duke pritur në një pikë ku shiteshin biletat në sheshin e Prishtinës.
Mbyllja e pikës së shitjes së biletave shkaktoi pakënaqësi te qytetarët, ndërsa policia u tha se i kanë dy mundësi “të largohen vetë, ose do të largohen me forcë”.
Policia iu drejtuar qytetarëve me këto fjalë: “S’ka sonte bileta, hajdeni nesër”.Pasi që nuk iu bindën këtij urdhri, Policia ka nisur që t’i largojë me forcë.
Deri më tani asnjë zyrtarë i FFK-së nuk ka dalur me ndonjë koment apo qëndrim, rreth këtij kaosi që u krijua.
Zyrtarisht rriten pensionet, ky është vendimi i qeverisë
BE-ja miraton agjendat e reformave të Kosovës dhe katër shte...
Shqipëria nënshkruan dy marrëveshje me Hungarinë gjatë vizit...
Kërcënimi ndaj prokurorit Ersan Qavolli për rastin e bimëve ...
Aksidenti i rëndë në Veternik, Komuna e Prishtinës: Rruga do...
Izrael: Hezbollahu planifikonte një sulm të ngjashëm me atë ...