Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot pasdite për në Armeni, së bashku me një delegacion të Republikës së Kosovës, ku do të marrë pjesë dhe përfaqësojë vendin në punimet ministerialit dhe Samitit të Frankofonisë, që do të mbahet nga data 8 deri më datën 12 tetor, në kryeqytetin e këtij shteti Jerevan.
Në margjina të kësaj ngjarje të rëndësishme me karakter ndërkombëtar, kryediplomati kosovar, Pacolli, pritet të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë të tij, që do të marrin pjesë në këtë takim, me qëllimin e shqyrtimit të mundësive për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit reciprok si dhe prezantimit të kërkesës për mbështetjen e subjektivitetit dhe integrimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.
Në ministerial do të marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të shteteve, ndërsa tema e sivjetme e Samitit të XVII-të të Frankofonisë është “Bashkëjetesa në solidaritet, ndarje të vlerave humanitare dhe respekt për diversitetin: një burim paqeje dhe prosperiteti për komunitetin frankofon”.
Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970, ndërsa ajo përbëhet prej 84 shteteve dhe Qeverive (nga të cilat 58 shtete anëtare dhe 26 me status vëzhgues), të cilat bashkë paraqesin një të tretën e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara me një popullsi prej 900 milionë njerëzish, duke përfshirë 274 milion frëngjisht folës./arbresh.info/
Rodri mund të ketë nevojë për operim, pritet të humbasë gjit...
Sveçla: Përgjegjësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku ësht...
Marina Vjollca rikthehet në Top Channel, nën moderimin e emi...
Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ishte një simbol...
IKD: KPK të garantojë transparencë në Draftrregulloren për k...
Maqedonci për Afrim Bunjakun: Figura të tilla nuk vdesin, dh...