Partia Popullore Evropiane: Nëse ka zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ketë “kaos” në vend

19:52 | 8 Tetor 2018
V. S.

 Një ditë para raportit të Maqedonisë në Komisioni për Punë të Jashtme të Kuvendit Evropian, eurodeputetët debatuan rreth gjendjes në vend pas referendumit për marrëveshjen e emrit. Disa tensione u paraqitën edhe me eurodeputeten greke nga Syriza.

Eurodeputetët nesër do të votojnë edhe për amendament dhënë nga ana e raportuesit, Ivo Vajgl ku vlerësohet rezultati i referendumi dhe ceket se është e nevojshme përkrahje shtesë për të ardhmen euroatlantike të vendit dhe ratifikim i marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë kontekst, eurodeputetët potencuan se në këtë moment nuk dihet nëse në Maqedoni do të arrihet dy e treta për miratimin e marrëveshjes ose do të shkohet në zgjedhje. Eduard Kukan, nga Partia Popullore Evropiane, tha se nëse ka ndryshime në gjendjet në Maqedoni, përmbajtja duhet të adaptohet kur raporti për Maqedoninë do të miratohen në seancë plenare në Parlamentin Evropian në shtator.

“Vërejtja ime e vetme është se nëse është e nevojshme të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ketë kaos në vend për një kohë të gjatë”, tha Kukan në debatin për Maqedoninë, duke shtuar se ekziston shqetësim  serioz për vendin.

Ai përshëndeti punën e Ivo Vajgl dhe ta se do ta përkrah raportin.

Ivo Vajgl tha se në Maqedoni situata është më e mirë duke krahasuar me vitet tjera dhe se marrëveshja e Prespës e ka kthyer optimizmin në raport me vendet e BE-së.

Tash, tha ai, “kërkoj përkrahjen tuaj për amendamentin gojor që dorëzova derisa presim hapat tjera nga Qeveria e Maqedonisë”./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme