Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka përmendur edhe një herë vizitën e presidentit, Hashim Thaçi në Ujman, duke thënë se për një gjë të tillë ai ka folur edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Madje siç ka thënë Vuçiq, ai është konsultuar me Stoltenberg në momentet kur situata ishte shumë kritike, transmeton lajmi.net.
“Gjysma e atyre burokratëve po fshiheshin. Kam kontaktuar menjëherë me Jens Stoltenberg dhe kjo ka ndikuar shumë për qetësimin e situatës, ai nuk po fshihej”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.
Tutje, Vuçiq ka thënë se për praninë e Njësive Speciale në veri nuk ishin të informuara autoritetet serbe.
“Nëse EULEX-i dhe NATO e kanë ditur, askusht nga autoritetet serbe nuk ka qenë në dijeni për vizitën e Thaçit dhe Njësive Speciale”, ka thënë ai, duke shtuar se sipas tij prania e forcave policore të armatosura në veri kërkon dhe aprovimin e NATO-s.
E megjithatë, këtyre deklaratave i është përgjigjur Stoltenberg i cili ka thënë se trupat e KFOR-it ishin në terren menjëherë pas marrjes së lajmit, mirëpo se nuk kanë parë operacione ushtarake apo arrestime të dikujt ./Lajmi.net/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty