Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një fjalim në kuadër të Forum 2000 që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë, me c`rat ka theksuar se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në shumë fusha duke përfshirë kështu edhe atë të agjendës evropiane, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës”.
Rreth dialogut me Serbinë, fazës finale të tij, kryetari Veseli shprehi vizionin e Kosovës për paqe e bashkëpunim për t’i hapur rrugë integrimeve euro-atlantike për të dyja vendet.
Ai përsëriti se me marrëveshjen finale mes dy vendeve, Kosova do të ketë vendin e vet në OKB, NATO dhe BE, e Serbia në anën tjetër do të vazhdonte agjendën e vet evropiane.
Ai foli po ashtu për luftën kundër terrorizmit, duke theksuar përpjekjet dhe rezultatet e treguara nga përkushtimi i institucioneve të Kosovës në ketë drejtim.
Kryetari Veseli tha se populli në Kosovë ka ndërtuar për vite me radhë një komunikim të shëndoshë mes vete, duke mos i parë dallimet etnike e fetare si pengesë, por si vlerë e dobishme për ndërtimin e një shteti demokratik, të zhvilluar dhe për një të ardhme më të mirë.
Gjatë vizitës në Republikën e Çekisë, kryeparlamentari Veseli do të ketë takime të ndryshme, përfshirë kryetarin e Senatit çek, Milan Štëch. /arbresh.info/
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...