Kosova sonte ka mbajtur seancën e parë stërvitore, për ndeshjen ndaj Maltës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në këtë seancë nuk i pasur të gjithë lojtarët në dispozicion.
Një pjesë e lojtarëve kanë qëndruar në hotel për rigjenerim, për shkak të lojve me klubet e tyre që kanë pasur në vikendin që shkoi.
Po ashtu, Challandes nuk e ka ftuar yllin e Sëansea City, Bersant Celina. Arsyet nuk i ka bërë të ditur, edhe pse futbollisti në fjalë është duke kaluar në formë tejet të mirë.
Kujtojmë që Kosova, me 11 tetor do ta zhvillojë ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, ndaj Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Vlen të theksohet se Challandes ka ftuar në kombëtaren A, talentin Lirim Kastrati, që luan për Lokomotivën e Zagrebit. /arbresh.info/
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër