Diplomati shqiptar, Lisen Bashkurti në llogarinë e tij Facebook ka shprehur mendimin e tij rreth shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai hapjen e debatit politik dhe publik në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur pozitiv, pavarësisht komplikimeve dhe rreziqeve që mund të sjellin idetë e tilla. Ndërsa ky propozim si pjesë e një marrëveshje të mundshme finale për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve Bashkurti thotë se ka turbulluar mjaft opinionin politik dhe publik në Kosovë, Serbi, Balkan dhe në nivele ndërkombëtare.
“Por kjo “turbullirë”, nëse mund të quhet e tillë është e dobishme, sepse së pari ishtë pjesë e transparencës institucionale, së dyti aktivizoi politikën dhe opinionin publik në të gjitha nivelet, së treti, vuri në lëvizje edhe disa aktorë dhe faktorë “ të fjetur” deri tani dhe, së treti, zbuloi shumë anë të pa thëna, ide të errëta, iniciatica të panjohura dhe skenare kontradiktore që mund të prodhoheshin nga propozimi për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Sërbisë.
Madje ai ka numëruar pesë arsye që sipas tij shkëmbimi i territoreve është i komplikuar dhe i rrezikshëm në Ballkan.
“Pesë janë arsyet kryesore.
Së pari, territori nuk është definicion gjeografik sic merret rëndom, por gjeo-politik. Në shkencat politike thuhet se “territori është hapsira ose mjedisi ku popujt lindin dhe zhvillojnë identitetet e veta etno-kultuore dhe zhvillojnë statuset e tyre politike, ekonomiko-sociale”. Për konseguencë cdo lëvizje, korrigjim apo shkëmbim territori përmban ndryshim të pashmangshëm subjektivitetit politik të popullit që jeton në atë hapsirë të zhvendosur. Pra shkëmbimi i territoreve është në thelb ndryshim ose shkëmbim i subjektivitetit politik të popullsisë që përfshihet në të. Persa kohë territori është definicion gjeo-politik këto dy komponentë nuk mund të ndahen kurrësesi as teorikisht dhe as praktikisht.
Së dyti, ndryshimi i subjektivitetit politik të popullsive që janë pjesë e zhvendosjes territoriale kërkon të konsiderohen në vendim-marrje demokratikisht gjitha grupet, komunitetet, fiset, familjet deri te individët, lypë të merret parasysh mjedisi jetues, etno-kulturor, resurset ekonomike, rrethanat biznesore dhe cdo element identitar dhe statuor. Jashtë këtyre faktorëve cdo lëvizje e identitetit politik të popullsive dhe komuniteteve të zhvendosura territorialisht deri te cdo individ do ishte jodemokratike, do ishte lëvizje me forcë, shpërngulje e detyrueshme dhe si të tilla të papranueshme nga parimet universale të të drejtave të njeriut.
Së treti, ndryshimet e territorialitet dhe bashkë me të edhe të subjektivitetit politik të popullsive respektive nuk mund të bëhet pa marrë parasyshë përvojat historike dhe realitetet etno-kulturore dhe gjeopolitike të rrethit fqqinjësor të drejtpërdrejtë dhe të rajonit specifik, në rastin e dhënë të Ballkanit. Territori dhe popullsitë bashkëshoqëruese janë “sisteme kapilare” me ndikime dhe efekte të pashmangshme ndërmjet tyre. Në këtë proces dihet vetëm fillimi. Fundi është i paparashikueshëm. Ajo që dihet janë vetëm përvojat historike që na japin mësime ogurzeza sidomos në Ballkan.
Së katërti, shkëmbi i territoreve dhe i subjektivitetit politik të popullsive mund të ndodhë vetëm e vetëm në shtetet shumë demokratike funksionale dhe që njohin e respektojnë njëri-tjetrin, vetëm në rajone krejtësisht të stabilizuara, demokratike dhe me properitet të lartë ekonomik e social si dhe vetëm e vetëm me mbështetje dhe garanci të fuqishme dhe legjitme ndërkombëtare. Në rastin e dhënë nuk ekziston situatë e tillë as në nivelet dypalëshe shtetërore, as në mjediset Rajonale dhe as në garancitë mbështetëse ndërkombëtare.
Së pesti, faza e fundit e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkohet të synojë heqjen e kufijve ose minimalizimin e tyre; heqjen e doganave ose zbutjen e tyre; liberalizimin e lëvizjes së njerëzve dhe kontrollin e integruar të kufirit; respektimin e plotë të të drejtave të komuniteteve pakicë dhe mbi parime tërësisht reciproke; njohjen e pranimin reciprok të të vërtetave historike dhe të realiteteve aktuale midis dy shteteve. Njohja e të vërtetave prodhon respekt, respekti prodhon mirëkuptim, mirëkuptimi krijon pajtim, pajtimi krijon miqësi dhe kjo e fundit i jep fund të kaluarës dhe i hapë rrugë paqes, bashkëpunimit dhe prosperitetit për dy popujt dhe vëndet si dhe shënon vlerë të shtuar për politikën e fqinjësisë së mirë dhe për paqen e stabilitetin rajonal”./arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës