Posta e Kosovës ka nderuar sot legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Pulla postare e Kosovës nga sot do të ketë portretin e ish kryetarit të FFK, Fadil Vokrri, përcjell lajmi.net.
Posta e Kosovës përkatësisht Filatelia e saj sot në një ceremoni ka bërë publike emetimin e pulës postare me portretin e legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish presidentit të FFK-së Fadil Vokrri e ku ishin të pranishëm familjarët e Legjendës Vokrri, presidenti i FFK-së Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu e shumë zyrtarë të FFK-së, kryeshefi i PTK-së z. Sejdi Hoxha me bashkëpunëtorë dhe mysafirë e media të shumta. Në fjalën e tij të rastit presidenti i FFK-së Agim Ademi mes tjerash u shpreh: “ dua të falënderojë Postën e Kosovës, e cila me këtë pullë po e nderon dhe e kujton njeriun tonë dhe të mbarë Kosovës dhe më gjerë, njeriut që një jetë të tërë ia kushtoi futbollit të Kosovës dhe na la një trashëgimi të jashtëzakonshme duke na bërë pjesë të Evropës dhe botës. Sikur që gjatë jetës së tij legjenda Fadil Vokrri që shëtiti anë e mbanë botës, tash pas vdekjes do të shëtisë botën portreti i tij në dërgesat e Postës së Kosovës do të përshkojë sërish botën dhe me këtë do të lartësohet edhe më shumë figura e tij”. Ndërkaq, kryeshefi i PTK-së z. Sejdi Hoxha duke e përshëndetur familjen Vokrri, FFK-në dhe të pranishmit dhe duke i falënderuar për pjesëmarrje ka thënë:” Ne jemi shumë krenar që sot po e promovojmë një pullë postare shumë të çmueshme që i kushtohet figurës të talenti më të njohur të futbollit të Kosovës Fadil Vokrri. Ndarja shumë e hershme e të madhit Fadil Vokrri në qershorin e këtij viti, na i theu zemrat e na pikëlloi të gjithëve. Por veprat e tij do të mbesin gjumë të pashlyeshme tek shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Ne sot po shprehim respekt që po nderojmë figurën më të madhe shqiptare, por imazhi i kësaj pulle po nderon edhe ndërmarrjen tonë dhe po e rrisim vlerën e filatelisë së Kosovë. Fadil Vokri hyri në histori jo vetë për kontributin e tij në fushën e gjelbër branda dhe në arenën ndërkombëtare por edhe për kontributin që dha në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. Emri i legjendës Fadil Vokrri ashtu siç u përjetësua në stadiumin e Prishtinës nga sot e mot do të përjetësohet edhe në pullë postare, imazhi i tij i ngritur do të udhëtojë në tërë botën dhe do ta promovojë atdheun tonë Republikën e Kosovës. Krenaria dhe kujtimi për kampionin tonë nuk do të shuhen kurrë.” Ndërkaq në emër të Familjes së Fadil Vokrri, u falënderua djali i tij Gramoz Vokrri, i cili duke shpreh mirënjohjen për PTK-në, tha se kjo na nderon gjithë familjen por edhe më gjerë gjithë shqiptarët ku do që janë sepse babai ishte më shumë i tyre se sa i yni, njofton Federata e Futbollit të Kosovës..
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...