Google ADS

Binaku: I lumtur që jam te Shqipëria, trajneri ka besim tek unë

16:29 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Në “Resort Tropical” të Durrësit ka dalë mesditën e sotme në konferencë për shtyp mbrojtësi Egzon Binaku, i cili është njëri nga prurjet e reja të trajnerit Christian Panucci.

Ai debutoi në fitoren 1-0 ndaj Izraelit, në “Elbasan Arena”, muajin e kaluar, ku bëri edhe një paraqitje mbresëlënëse, por në Skoci nuk i shpëtoi lojës jot ë mirë, si të gjithë kuqezinjtë e tjerë.

Në prag të miqësores me Jordaninë dhe eleminatores zyrtare me Izraelin, Binaku ka nënvizuar: “Atmosfera në skuadër është e mirë. Të gjithë lojtarët i kemi të mirë. Ndaj Izraelit do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar. Me Skocinë nuk kemi luajtur shumë mirë.

Megjithatë, tashmë e dijmë se çfarë duhet të bëjmë për të triumfuar. Sigurisht kemi dëshirë të kualifikohemi në grup, në Ligën e Kombeve. Duhet të jemi psikologjikisht mirë. Personalisht jam shumë i kënaqur që më kanë ftuar në kombëtare, që trajneri ka sërish besim tek unë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme