Fabiol Gaxha mbeti i vrarë në sherrin në zonën e ish-Bllokut pak ditë më parë në një përplasje me armë mes dy grupeve.
Versionet se përse nisi përplasja janë disa, por Lapsi.al mësoi se Gaxha ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe i kishin mbetur ende pak muaj jetë. Burime nga policia thanë se kishin mësuar se Gaxha vuante nga një tumor në kokë.
Në sherrin në zonën e ish bllokut mbetën të plagosur shokët e Fabiol Gaxhës, Ervis Martini dhe Eljon Hato, të dy të arrestuar. Policia ka shpallur në kërkim Ervin Matën, komandon Merviol Bilo dhe Fabiol Alushin.
28-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes gjatë përplasjes me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Për t’u shpëtuar kontrolleve të Policisë, ai përdorte kartën e identitetit të të vëllait, Rigers Gaxha, dy vjet më i vogël, me të cilin kishte ngjashmëri. Kjo solli edhe ngatërresën mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, pasi Policia gjeti kartën e identitetit me emrin e Rigers Gaxhës, por më pas çështja u sqarua. Viktima në fakt ishte Fabiol Gaxha, i cili mësohet se ishte truproja i Ervis Martinit, që po ashtu mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes.
Sipas deklaratave të shpërndara nga Policia e Tiranës, rreth dy muaj më parë Gaxha rezulton të ketë qenë person i shpallur në kërkim, me akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë që prej datës 27 gusht të këtij viti. Policia njoftonte zyrtarisht se 28-vjeçari ishte i dyshuar për plagosjen e Andi Spahiut, i cili po ashtu u arrestua, pasi në banesë iu gjetën disa doza heroinë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...