Basha zbulon emrat e politikanëve nën hetime

13:27 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Gjatë prezantmit të platformës “Per çlirimin e zgjedhjeve” kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se duhet bërë një ndarje e thellë mes krimit dhe politikes që të ketë zgjedhje të drejta.
Sipas tij ka disa politikanë nga qevria që janë të lidhur me krimin duke nisur nga Edi Rama.

“Sot biem dakord se kemi nevojë për një platformë për të çliruar zgjedhjet. E para është ndarja e politikës nga krimi, pasi nuk mund të kemi zgjedhje të ndershme, edhe nëse bëjmë

Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, kanë pasur një të përbashkët. Kudo ku ka krime të rënda kanë lidhje me zgjedhjet. Përgjimet e tyre tregojnë se flasin më shumë e politikanë sesa me kriminelë. Po ashtu pushteti në Elbasan, që bandat kanë lidhje me Ballën dhe me Sejdinin.

Saimir Tahiri ishte i lidhur që në opozitë më krimin dhe më pas bleu vota me krimin për Rilindjen. Lul Berishës dhe Plarentit, qeverisin Durrësin. Në Vlorë kaluam nga banda e Habilajve në bandën e Xhafajve që qeverisin 100 të territorit.

Në Dibër, Ymer Lala, në Tiranë Emiliano Shullazi e Dritan Dajti. Prokurori mban peng që një serë hetimesh. Në Prokurori ka regjistrime Vangjush Dakos dhe kriminelëve, mes Ulsi Manjës dhe kriminelëve. Mes Damian Gjiknurit dhe grupeve kriminale dhe mes Edi Ramës dhe kriminelëve më famkeq të vendit”, tha Basha.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme